Vitin e kaluar në Maqedoni më shumë janë kontrabanduar lëndë narkotike, ilaçe, armë dhe para

Maqedonia

Vitin e kaluar në Maqedoni më shumë janë kontrabanduar lëndë narkotike, ilaçe, armë dhe para

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:25
Dogana

Një ton marihuanë ka sekuestruar vitin e kaluar dogana në 16 aksione për parandalimin e kontrabandimi me narkotikë. Në aksionet sipas raportit të Drejtorisë së Doganave për punën gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar rreth tre kilogramë kokainë, heroinë dhe narkotikë tjerë.

“Mënyrat e fshehjes dhe mbulimit të mallit ilegal dhe të ndaluar po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, më të sofistikuara. Për identifikimin dhe zbulimin e rasteve të tilla dhe orientimin adekuat të resurseve dhe aktiviteteve tona për shkatërrimin e tyre gjithmonë shfrytëzojmë të dhëna dhe informacione të shërbimit të zbulimit nga analiza e zbatuar për rrezik. Që të kemi siguri më të madhe në kufij punojmë në mënyrë permanente në përmirësimin e metodave dhe shkathtësive në bazë të analizës së rrezikut”, thuhet në raport.

Krahas narkotikëve, në vitin 2018 janë ndaluar 13 tentime të kontrabandimi të 41.786 copë ilaçe dhe pajisje ndihmëse. Sipas të dhënave janë kontrabanduar tableta, insulinë në formë stilografi, krem, kapsolla, ampula, anestezi, instrumente dhe materiale stomatologjike.

Janë ndaluar 40 tentime për kontrabandim me cigare me ç’rast doganierët kanë zbuluar 345.042 copë cigare dhe prodhime tjera duhani. Pastaj gjashtë tentime për kontrabandim të nëntë kilogramë argjend në granula dhe mbi dy kilogramë stoli ari. Janë kontrabanduar edhe ushqim dhe pije.

Edhe prodhime luksoze janë gjetur në listën e kontrabandistëve. Dogana ka zbuluar rreth 5.000 copë veshje luksoze, aksesor mode dhe kozmetikë, janë zbuluar parfume, syze për diell,orë…

Qytetarët kanë tentuar ilegalisht të kontrabandojnë 308.730 euro, 31.500 dollarë, 32.300 frangë zviceran dhe 13.000 funta britanik që janë zbuluar nga doganat në 32 tentime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat