I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak Jankieskit në rastin “Titanik”

Maqedonia

I ndërpritet masa e arrestit shtëpiak Jankieskit në rastin “Titanik”

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:39
Mile Janakieski

Gjykata Penale në Shkup përafërsisht para dhjetë ditëve i ka ndërprerë arrestin shtëpiak ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në lëndën e PSP-së, “Titanik”, i cili rast ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Pala mbrojtëse e Jankaieskit ka theksuar se ndërprerja e arrestit shtëpiak vjen si rrjedhojë se nuk munden të jenë aktiv dy arreste shtëpiake njëkohësisht.

Megjithatë, Janakieski do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak, pasi dyshohet si organizator i ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. I njëjti sot para gjyqit ka sqaruar se cilat masa për cilët lëndë janë aktive.

Përveç këtyre rasteve, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve dyshohet edhe në disa lëndë tjera të Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat