Shirat i mbushin lumenjtë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shirat i mbushin lumenjtë në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:44
Foto ilustruese

Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend janë duke u rritur pas reshjeve të fundit të shiut dhe janë më të larta se dje edhe pse akoma janë nën mesataren për prillin, tregojnë matjet të cilat i bëri Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përjashtim janë Kriva Reka në Kriva Pallankë, Bregallnica në Shtip dhe Drini i Zi në Lozhan ku ka ulje të vogël në krahasim me ditën e djeshme dhe Pçinja ku niveli është i njëjtë me të djeshmen në pikat matëse në Pelnicë dhe Banjën e Katllanovës.

Niveli i ujit, nga ana tjetër në lumenjtë natyral në vend janë të njëjta sikurse edhe dje. Niveli i Liqenit të Dojranit është më i lartë për pothuajse tre metra në raport me mesataren shumëvjeçare, ndërsa te Liqeni i Ohrit dhe i Prespës është më i ulët se zakonisht për këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat