Rasti “Almiri”, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes

Maqedonia

Rasti “Almiri”, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:58
Ilustrim

Në seancën e sotme për rastin “Almiri”, ku për lënda është në rigjykim, Gjykata Themelore Kumanovë nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes, të mos merret për bazë ekspertiza e bërë neuropsikiatrike dhe teknike e Branisllav Stefanovski dhe ndihmëses Zoja Babinkostova, si dhe eksperti teknik Stoimko Zllatkovski.

Edhepse Gjykata e Apelit në Shkup, propozoi ekspertizë të re, Gjykata Themelore nuk e merr parasysh. Gjyqtarja Maja Denkovska tha se ekspertët që kanë bërë ekspertizën pavarësisht se u ka skaduar afati licencat, të njëjtit, figurojnë në regjistrin e ekspertëve të ministrisë së Drejtësisë.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, thotë se refuzimi i kërkesës së tyre është një ndër arsyet se përse nuk kanë besim te gjykata. Mbrojtja gjithashtu ka dorëzuar kërkesë edhe te Gjykata e Apelit që procesi gjyqësor të bartet te Gjykata Themelore Shkup, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Edhe babai i Almirit, Sedat Aliu, thotë se nuk kanë aspak besim tek gjykata e Kumanovës.

Ndryshe, Almir Aliu humbi jetën më 25 qershor të vitit 2016, në incident kur Boban Iliq e shkeli me automjet katërvjeçarin. Seanca e ardhshme është caktuar më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat