Hoxha: Rruga Shkup – Bllacë edhe pse është thelbësore, ende nuk po fillon të ndërtohet!

Maqedonia

Hoxha: Rruga Shkup – Bllacë edhe pse është thelbësore, ende nuk po fillon të ndërtohet!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:55
Nebi Hoxha

Nebi Hoxha, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ka thënë se autostrada Shkup – Bllacë edhe pse është e një rëndësie thelbësore ende nuk po fillon të ndërtohet.

“Edhe pse ka gatishmëri për të biseduar për këto projekte, megjithatë këtë vit nuk janë ndarë fonde për autostradën Shkup-Bllacë, edhe pse ajo është një prioritet i rëndësishëm për ekonominë tone, e para së gjithash nëse e kemi parasysh tregtinë me Kosovën, ku kemi suficit të madh. Duhet ta lehtësojmë qarkullimin drejt të gjithë fqinjëve ku kemi suficit  dhe jo anasjelltas. Gjithashtu nuk parashikohet hapja e terminalit kufitar në Jazhincë dhe as më pak, nuk parashikon fonde për infrastrukturën rrugore nga Tetova në Jazhincë. Nuk ka asnjë dyshim se terminal doganor në Jazhincë është i rëndësishëm për rritjen ekonomike, për shkak se kjo është shumë afërt me rajonin e Pollogut, ku gravitojnë mbi 7000 subjekte ekonomike. Kompanitë, për vetëm 20 kilometra mund të arrijnë në terminalin doganor në Jazhincë, ndërsa nëpërmjet Bllacës duhet të kalojnë  mbi 100 km, e që nënkupton kosto shtesë për kompanitë”, tha Hoxha në intervistë për “Gazetën e pavarur”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e “Rrugës së Arbërit”. “Ruga është Arbërit" është gjithashtu e rëndësishme për kompanitë, sepse ndërtimi i kësaj rrugës do ta shkrutojë për 100 kilometra distancën aktuale Shkup – Tiranë. Nëpërmjet kësaj rruge do t’iu undësohet kompanive më lehtë dhe më shpejtë të arrijnë në tregun shqiptar dhe portin e Durrësit. Ne jemi dëshmitarë se në anën shqiptare po bëhen punime intensive dhe mbetemi nga ana jonë për të bërë të përfunduar pjesën nga Kërçova në Dibër”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat