Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:49
Fruthi

“Komisioni për sëmundje infektive solli vendim të shpallet epidemia e fruthit në territorin e gjithë vendit”, deklaroi mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik.

Ai theksoi se shpallja e epidemisë ka për qëllim të zbatohen disa masa shtesë për t’u parandaluar zgjerimi i mëtutjeshëm, dhe të ulet numri i të sëmurëve.

“Njëra nga masat është ndalesa e vizitës në çerdhe, masa e dytë që është propozuar është ulet mosha e vaksinimit nga 12 muaj në gjashtë muaj, për shkak një pjesë e madhe thuajse 100 fëmijë janë në moshën nën një vjeçare dhe këto janë personat më të rrezikuar. Për shkak se kemi të sëmurë të personave më të moshuar që sipas kalendarit rendor nuk duhet të vaksinohet, komisioni solli vendim të rritet mosha e vaksinimit, kështu që secili person më i moshuar se 14 vjet mund lirisht të vaksinohet në Qendrat e shëndetit publik, përkatësisht personat e moshës nga 14-60 vjeç”, tha Mikiq.

Ai tha se masat tjera që janë propozuar është që të gjithë punëtorët shëndetësorë në territorin e gjithë shtetit duhet të vaksinohet me dy doza të MRP vaksinës.

Mikiq theksoi se se ka ndalesa në spitale dhe kjo masë duhet të respektohet me qëllim të ulet mundësia e futjes së infeksionit të ri në entet shëndetësore.

“Më shumë se 70 fëmijë me fruth janë hospitalizuar, nga ku 55 janë në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa 15 në klinikën e sëmundjeve për fëmijë. Prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë”, potencoi Mikiq.

Një vendim i tillë vjen pasi që janë paraqitur 961 raste me fruth. Në javën e fundit më shumë se 60% të rasteve të paraqitura kanë qenë jashtë Shkupit, tashmë gjashtë qendra kanë shpallur epideminë e fruthit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...