Sugareski: Kemi investuar miliarda euro në infrastrukturë

Maqedonia

Sugareski: Kemi investuar miliarda euro në infrastrukturë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:46
Goran Sugareski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Francës Christian Thimonier, si de përfaqësues të Agjencisë për zhvillim të Francës të angazhuar për Ballkanin.

Sugareski njoftoi për projektet për ndërtimin e hekurudhës “Koridori 8”, si dhe planet për zhvillimin e rrjetit të rrugëve në vend.

Siç njoftojnë nga ministria që ai drejton, në takim Sugareski ka potencuar se është në rrjedhë cikli i investimeve të miliarda eurove dhe ftoi gjitha kompanitë e interesuara franceze, që punojnë në pjesën e transportit, të marrin pjesë në thirrjet publike për realizimin e investimeve kapitale.

“Sot realizova takim me ambasadorin dhe përfaqësuesit e Agjencisë për zhvillim të Francës për Ballkanin. Folëm për projektet që i realizuam në infrastrukturë. Gjithashtu kam ftuar gjitha kompanitë e interesuara franceze të marrin pjesë në thirrjet publike që do t’i publikojmë në të ardhmen për realizimin e projekteve të planifikuara”, tha Sugareski pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat