Han: Do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk i përmbush premtimet e saj

Maqedonia

Han: Do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk i përmbush premtimet e saj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:06
Johanes Hahn

Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han shpreson në vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në Këshillin e qershorit dhe konsideron se do të jetë e papërgjegjshme nëse BE-ja nuk do t’i plotësojë premtimet që i jep për shtetin tonë, veçanërisht, siç thotë, sipas përparimit të dukshëm në reformat dhe zbulimet historike me Marrëveshjen e Prespës.

“Respektimi i premtimeve tona është çështje e kredibilitetit të BE-së. Së dyti, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë Unionit: kjo krijon stabilitet, prosperitet, si dhe shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse në fqinjësinë e drejtpërdrejtë. Së treti, do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk i plotëson premtimet e saj. Jo vetëm për shkak se do të sillte ngecjen e reformave, por edhe për shkak të konkurrentëve tanë në rajon, siç janë Kina, Turqia, Rusia, që kanë vlera të ndryshme dhe mund të përdorin përparësitë nga hezitimi ynë dhe ta rrisin ndikimin e tyre. Nëse BE me të vërtetë dëshiron që të bëhet lojtar global, patjetër duhet ta integrojmë Ballkanin Perëndimor dhe t’i bashkojmë forcat në trajtimin e sfidave të përbashkëta si emigrimi, ndryshimet klimatike”, thotë Han në intervistën për “Nezavisen” duke komentuar rezervat e vendeve të caktuara anëtare për datën e fillimit të negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat