Përfaqësuesit e VMRO-së nuk morën pjesë në gjykimin e rastit “Talir” për shkak obligimeve të fushatës

Maqedonia

Përfaqësuesit e VMRO-së nuk morën pjesë në gjykimin e rastit “Talir” për shkak obligimeve të fushatës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:10
VMRO-DPMNE

Për shkak të mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoillkovskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së, gjykimi për rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për më 16 maj.

Para fillimit të seancës, mbrojtësi i një nga të akuzuarit, Donçe Nakov e njoftoi kryetarin e këshillit gjyqësor Osman Shabani se për shkak obligimeve rreth fushatës për zgjedhjes presidenciale, përfaqësuesit e partisë nuk mund të marrin pjesë në gjykim.

Prokurorja Lençe Ristovska tha se kjo është përpjekje e të akuzuarve ta shtyjnë gjykimin për shkak faktit se sot e njoftojnë gjykatën për mospjesëmarrjen e jo më parë dhe propozoi që partia të autorizojë më shumë persona të cilët do të mund të marrin pjesë në seancë. Gjykatësi Shabani e shtyu seancën.

Me akuzën e rastit “Talir” janë të përfshirë ish-kryeministri i cili tani është në arrati dhe ka fituar azil politik në Hungari, Nikolla Gruevksi, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “keqpërdori të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, po edhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik, në akuzë është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Prej këtyre personave, vetëm Çingarovska nuk do të gjykohet pasi që përpara një muaji ajo është marrë vesh me PSP-së, ka pranuar fajin dhe ka marrë dënim burg me kusht prej dy vjetëve nëse nuk kryen vepër penale në 5 vitet e ardhshme.

PSP ka dorëzuar edhe një akuzë në “Talir”. Ajo ka të bëjë në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë dhe është dorëzuar kundër Nikolla Gruevksi dhe Kiril Bozhinovskit, të cilët duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për Parti Politike, Ligjin për Financim të Partive Politike dhe Ligjin për Marrëdhënie të Obligacioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat