Fati i PSP-së, grupet fshehin detajet e bisedimeve

Maqedonia

Fati i PSP-së, grupet fshehin detajet e bisedimeve

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:00
PSP-ja

Opozita vazhdon t’i mbaj sekret kërkesat e saj ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Ndonëse VMRO-DPMNE-ja kishte paralajmëruar se pas dorëzimit të materialeve në Ministrinë e Drejtësisë do t’i bëjë publike kërkesat e saj, edhe pas dy ditëve partia e Hristijan Mickoskit vazhdon të heshtë.

Njëjtë vepron edhe Ministria e Drejtësisë, nga ku thonë se kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me rekomandimet e BE-së, por duke mos ndarë detaje mbi rrjedhën e bisedimeve dhe mundësinë për konsensus gjithë partiak për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.

Ndaj Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike opozita ka parashtruar 65 amendamente, ndërsa kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se për miratimin e ndryshimeve do të respektohet të gjitha procedurat parlamentare.

Përveç partive shqiptare, në takim për PSP-në më herët janë ulur edhe përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela. Ata deklaruan se do të mbështesin ligjin e ri, por duke shtuar se kanë kushte për statusin e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat