Qeveria e Maqedonisë do të kyçet në rindërtimin e “Notre Dame”

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të kyçet në rindërtimin e “Notre Dame”

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:37
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka obliguar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të kontaktoj ministrinë franceze, për shkak të koordinimit në lidhje me ndihmën ndërkombëtare për restaurimin e katedrales Notre Dame në Parisë.

Siç njoftojnë nga shërbimi i shtypit të Qeverisë, ky koordinim duhet të vendoset me qëllim që të përcaktohet mbështetja më e përshtatshme që shteti mund të japë për rindërtimin e, siç thonë nga atje, monumentit madhështor me domethënie civilizuese.

Dje pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në botë, Notre Dame në Paris u dogj pas shpërthimit të një zjarri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat