Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, pjesëmarrës 2 mijë ushtarë amerikanë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”, pjesëmarrës 2 mijë ushtarë amerikanë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:57

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 130-të e shqyrtoi dhe e pranoi Informacionin për kryerjen e aktivitetit stërvitor të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Komandës së US EUCOM “Goditje e vendosur” e cila në disa faza do të zbatohet nga 20 maji deri në 15 korrik të këtij viti.

Në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e sotme solli edhe vendim për miratim për hyrje dhe rreshtim të pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të kryerjes së aktivitetit stërvitor “Goditje e vendosur”.

“Sipas informacionit të miratuar në seancën e sotme bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe ushtarake e cila kurdo qoftë është organizuar në shtetin tonë dhe në të cilën në mënyrë praktike dhe mënyrë të dukshme do të manifestohet mbështetja federale për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në aktivitetin stërvitor është paraparë, përveç pjesëmarrjes së 2.000 pjesëtarëve të URM-së dhe pjesëmarrjes aktive të 2.000 pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së dhe 400 llojeve të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të të forcave të Republikës së Lituanisë dhe 100 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të ZI dhe 20 lloje të ndryshme të automjeteve motorike”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Ata shtojnë se aktiviteti stërvitor është e orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse, me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga Aleanca e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat