VMRO-DPMNE: Sjellja e pushtetit është skandaloze

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Sjellja e pushtetit është skandaloze

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:37
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se nervoza tek Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski nga humbja në zgjedhje është e qartë.

Nga kjo parti thonë se aktivistët e pushtetit publikisht kërcënojnë se me pistoletë do të futen në KSZH, ndërsa sipas tyre, Pendarovski hesht.

“Skandaloze është sjellja e pushtetit, i cili i ballafaquar me humbje, ka humb kontrollin. Pendarovski dhe Zaev e dinë se humbin dhe për këtë arsye kërcënojnë”, thonë nga partia opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se krimi në vend është rritur. Nga OBRM-PDUKM thonë se kanë dyshime se paratë e vjedhura ditë më parë nga NLB Banka në Shkup, do të shfrytëzohen për blerjen e votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat