Fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe, por as edhe në shkollë

Maqedonia

Fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe, por as edhe në shkollë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:10
Fëmijët

Pas shpërthimit të një epidemie të fruthit në të gjithë vendin, Ministri i Shëndetësisë tha sot se fëmijët e pavaksinuar, përveç në çerdhe, nuk do të pranohen as në shkollë.

Edhe pse sipas Ligjit për Arsimin fillor është e detyrueshme që fëmijët të ndjekin shkollën, Filipçe potencon se nuk do të ketë ndryshime ligjore dhe thëret në përvojëne Gjykatës Kushtetuese për vaksinimin e detyrueshëm kundër sëmundjeve infektive.

Për momentin, ministria nuk ka masa të reja për të zhdukur epideminë, por ministri këmbëngul që ata të monitorojnë situatën.

Deri të premten, të gjitha qendrat shëndetësore publike do të pajisen me vaksina shtesë MRI për më shumë informacion në lajmet në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat