MPB do ta fton në stacionin policor personi që e kërcënoi KSHZ-në

Maqedonia

MPB do ta fton në stacionin policor personi që e kërcënoi KSHZ-në

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:33
Qytetari i Revoltuar

Nga Ministria për punë të Brendshme informojnë se do të ftohet në bisedë personi i cili në një tubim në Gostivarë kërcënoi se do të shkon te Komisioni Shtetëror Zgjedhorë me pistoletë sepse e kanë fshirë nga lista zgjedhore.

"Biseda do të zhvillohet me qëllim që të pastrohet rasti. Tani nuk mund të themi se në atë çfarë ka ndodhur ka elemente për vepër penale", thonë nga MPB. 

Ndaj kërcënimit të personi në fjalë, sot janë shprehur edhe nga KSHZ. Kryetari i këti institucioni Oliver Derkovski theksoi se është brengosëse ajo që Pendarovski mbështetë votuesin i cili këcënohet se do të vjen me pistoletë. 

"Çfarë të them. Po e presim të revoltuarin me revole. Disi ky nuk është reagim normal i një votuesi. Presim që MPB dhe prokuroria urgjentisht të reagojnë pas këti rasti", tha Derkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat