Dita botërore e hemofilisë: Sigurohen faktorë bashkëkohorë për koagulim

Maqedonia

Dita botërore e hemofilisë: Sigurohen faktorë bashkëkohorë për koagulim

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:14
Dita botërore e hemofilisë

Kemi bërë shumë ndryshime dhe për herë të parë pas shumë vitesh është siguruar sasi e madhe e faktorëve të ri bashkëkohor për koagulim, ato janë të ashtuquajtur faktorë rikombinant, raporti lidhur me faktorin plazmatik tani është 50:50 marrë parasysh mungesën e tyre të madhe në përgjithësi në Evropë, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Ditën botërore të hemofilisë.

Përparësi tjetër, ka shtuar ai është se faktorët rikombinant që deri tani janë përfaqësuar me 20 për qind të numrit të faktorëve të përgjithshëm japin shumë pak komplikime dhe shumë pak stimulojnë zhvillim të inhibimeve me çka në mënyrë shtesë komplikohet mjekimi i këtyre pacientëve.

“Për të gjithë pacientët me hemofili numër i cili është 320 ku 46 janë fëmijë, kemi bërë furnizim qendror në nivel kombëtar dhe për herë të parë për më shumë se një qind për qind i kemi rritur faktorët rikombinant. Intenca jonë do të jetë përqindja e faktorëve rikombinant që të rrisim dhe ta vazhdojmë me këto furnizime të centralizuara dhe të përfshijmë edhe fëmijët”, ka thënë Filipçe dhe ka shtuar se është përgatitur strategji kombëtare për hemofilinë dhe çrregullime tjera të sistemit të koagulimit me të cilën determinohen mënyrat e zbulimit të hershëm dhe trajtimit të kësaj sëmundje.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së personave me hemofili, Fon Vilebrand dhe Shoqatës “Hemolog” Cvetanka Naqeska dhe kryetari i Këshillit ekzekutiv të Shoqatës Muedin Ziberi theksuan se një nga sukseset është ajo e formimit të Komitetit për Hemofilinë me zgjidhje të ministrit dhe aktivisht do të marrin pjesë në krijimin e politikave të hemofilisë. Kanë thënë se duhet të rriten sasitë e përgatitjeve dhe të miratohen preparate të reja për trajtim të të sëmurëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat