Ruskovska: Vendimi për organizatorët e 27 prillit, në maj

Maqedonia

Ruskovska: Vendimi për organizatorët e 27 prillit, në maj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:29
Villma Ruskoska

Kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska paralajmëroi se aktakuza për organizatorët e hyrjes në Kuvend do të ketë deri nga fundi i muajit maj.

Një pjesë të mirë të dëshmitarëve që planifikoja t’i dëgjoj, tashmë i kam dëgjuar. Këtë javë vazhdon deklarimi i të akuzuarve. Me siguri javën e ardhshme do të merrem vesh me mbrojtjen për qasje në dëshmitë dhe gjithashtu, do të shohë nëse ka nevojë të dëgjohet ndonjë dëshmitarë tjetër pasi jemi kah fundi i hetimit”. –thkesoi Villma Ruskoska- prokurore publike në PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar

Ruskoska e cila sot foli ishte në një debat publik, nuk deshi të ndajë detaje për emrat e atyre që do të japin deklaratë. Në pyetjet shtesë tha se nuk pret që në të ardhme të afërt ta marrë në pyetje edhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Për lëndën në fjalë, në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dje është paraqitur ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ai ka refuzuar të prononcohet derisa të mos ketë qasje në dëshmi. Për të është kërkuar paraburgim, por shumica parlamentare nuk kishte shumicë që t’i merret imuniteti i deputetit.

Të dyshuarit e tjerë në hetimin për organizimin e hyrjes në Kuvend më 27 prill janë të arratisurit Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkoski, ish ministrat Mile Janakievski i Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Nuk dihet ende nëse personat në fjalë kanë kërkuar falje nga presidenti, siç vepruan të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit ndërsa as presidenti nuk tregon se di të veprojë lidhur me kërkesën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat