IFIMES: Pendarovski kundër dy kandidatëve të VMRO-DPMNE-së?

Maqedonia

IFIMES: Pendarovski kundër dy kandidatëve të VMRO-DPMNE-së?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:35
Stevo Pendarovski

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) nga Lubjana, Slloveni, ka përgatitur një analizë për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen me 21 prill të vitit 2019.

Në analizën e Institutit ku pjesërisht do të publikojmë në vijim, theksi kryesor vendoset te kampanja zgjedhore me idetë bazike të tre kandidatëve për president:

Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur shpejt në laboratorin e VMRO-DPMNE-së dhe tek paraqitja e saj publike është i dukshëm ndikimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjorgje Ivanovit. Gruevski është mentor i konceptit të Siljanovska Davkova, ndërsa Ivanovi është inspirim. Siljanovska Davkova nuk e pranon emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është profesoreshë dhe doktor i shkencave juridike, derisa kandidaturën për presidente e ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siljanovska Davkovka është e paqartë sipas çështjeve tjera, po mundohet t`i bind votuesit, por nuk po ofron ide të re, por vetëm idenë e vjetër të politikës së Gjorgje Ivanovit.

Është interesante edhe heshtja 11 vjeçare e ambasadorit Blerim Reka, i cili ka qenë ambasador i regjimit të Nikolla Gruevskit në BE dhe në Bruksel. Parashtrohet pyetja ku ka qenë Blerim Reka kur është mbyllur televizioni A1? Ku ka qenë Reka kur është prekur autonomia e Univerzitetit? Ai është profesor universitar. Ku ka qenë Reka me 24 dhjetor të vitit 2012? Dhe në fund ku ka qenë Blerim Reka me 27 prill të vitit 2017? Për të gjitha këto ngjarje, opinioni maqedonas nuk mban mend të ketë dëgjuar ndonjë fjalë nga ai. Dhe tani po flet për demokracinë, për Republikën. Po, lehtë është kur dikush tjetër lufton për demokracinë dhe Republikën tuaj. Nuk mund që të jeni në krye të Republikës, ndërsa keni heshtur kur e kanë nënçmuar, përbuzur dhe shkelur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat