Xhaferi ka caktuar seancë në Kuvend menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Xhaferi ka caktuar seancë në Kuvend menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:55
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka caktuar seancë më 24 prill, gjegjësisht disa ditë pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në seancën e njëjtë të votimit do të votohet për herën e dytë për ligjet që presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj me qëllim që të mos figuron nënshkrimi i tij me emrin e ri kushtetues.

Midis tyre janë ndryshimet në ligjin për kodin zgjedhor, si dhe ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, në ligjin për shërbimet, ligjin për borxhin publik, ligjin për regjistrimin e pagesave në para të gatshme, ndryshimet në ligjin për qeverinë.

Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët njoftoi se ligjet e kthyera prapë do të presin nënshkrimin e presidentit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat