PTHP do të procedojë për kërcënimet ndaj KSHZ-së

Maqedonia

PTHP do të procedojë për kërcënimet ndaj KSHZ-së

Më: 17 prill 2019 Në ora: 23:50
KSHZ

Të ashpra ditët e fundit të garës presidenciale. Komisioni i posaçëm në Prokurorinë Themelore Publike e formuar për ngjarjet lidhur me parregullsitë e zgjedhjeve i ka regjistruar dhe procedon pas kërcënimeve nga mbështetësit e LSDM-së deri tek anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

“Çështja është dokumentuar nga komisioni për parregullsi zgjedhore. Ajo drejton procedurat brenda juridiksionit të saj, në drejtim të pastrimit të çështjes” konfirmuan nga PTHP për “1TV”.

Alarmi i prokurorisë u kyç kur një person nga Gostivari gjatë tubimit të mbrëmshëm të LSDM-së, haptazi ka kërcënuar anëtarët e KSHZ-së.

Nga organizata joqeveritare “Civil” thonë se institucionet duhet të ndalojnë mosndëshkimin e atyreve që shpërndajnë gjuhën e urrejtjes, ku sipas raportit të tyre është e pranishme gjatë fushatës dhe komunikimit publik në kontekstin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat