Mogherini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor duhet t’i nisin bisedimet me BE-në

Maqedonia

Mogherini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor duhet t’i nisin bisedimet me BE-në

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:03
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e saj para komitetit për punë të jashtme të Kuvendit Evropian, Mogherini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësi” të BE-së nëse nuk merr vendim për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në qershor.

Politika e zgjerimit të BE-së, sipas saj, është një nga tregimet e suksesshme gjatë kohës së mandatit së saj pesëvjeçar.

“Kur do ta shihni hartën e Evropës, e shihni se Ballkani është pjesë e saj. Për këtë arsye, në vend termit zgjerim, unë personalisht dua të flas më shumë për bashkimin e Ballkanit me Evropën”, tha Mogherini.

Ajo si shembull të suksesshëm të politikës evropiane ndaj Ballkanit ceku marrëveshjen e Prespës mes Shkupit dhe Athinës.

“Politika ndaj Ballkanit është tregim i suksesshëm që kishte fillim të vështirë”, tha mes tjerash Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat