“Monstra” anulohet për 6 maj

Maqedonia

“Monstra” anulohet për 6 maj

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:57
Rasti Monstra

Gjykimi për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës sot u anulua për shkak të mungesës së gjyqtarit Ognen Stavrev, i cili është në udhëtim zyrtar. Seanca e ardhshme është caktuar të jetë më 6 maj.

Avokati Naser Raufi sot njoftoi gjykatën se nuk do të jetë avokati i të akuzuarit Ahim Ismailoviq. Ismailviq tha se s’ka para për avokat të ri, që do të thotë se në seancën e ardhshme do t’i caktohet një avokat tjetër sipas detyrës zyrtare.

Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, haki Aziri dhe Sami Luta me vendim gjyqësor u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012 te Liqeni i Smillkovës. Vetëm i akuzuari Sejdi Rami u lrua nga aktakuza për shkak se gjykata s’ka hasur në dëshmi të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij për këtë ngjarje.

Rasti u kthye në rigjykim me vendim të Gjykatës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat