Mbesin dallimet kyçe për Ligjin për prokurori publike mes pushtetit dhe opozitës maqedonase

Maqedonia

Mbesin dallimet kyçe për Ligjin për prokurori publike mes pushtetit dhe opozitës maqedonase

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:31
PSP

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se “dallimet kyçe mbeten ende mes pushtetit dhe opozitës maqedonase ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së”.

“Dallimet kanë të bëjnë me vazhdimin e procedurave të nisura të PSP-së, përdorimit të dëshmive që janë mbledhur në ato procedura gjyqësore dhe përfundimi i procedurave me qëllim që të ketë drejtësi në vend”, tha Deskoska.

Ajo tha se edhe në materialet e fundit që ka dorëzuar grupi punues i VMRO-DPMNE-së nuk kanë përmbajtje të pranueshme.

“S’kishte diçka që në këtë pjesë të kësaj çështje të hapur të gjendet zgjidhje e përbashkët”, tha mes tjerash Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat