Maqedonia e vetme: Pjesëmarrja e ushtarëve nga Shqipëria në ushtrime ushtarake në Maqedoni për luftime me Serbinë është provokim

Maqedonia

Maqedonia e vetme: Pjesëmarrja e ushtarëve nga Shqipëria në ushtrime ushtarake në Maqedoni për luftime me Serbinë është provokim

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:34
Maqedonia e vetme

Nëpërmjet një njoftimi nga partia pro-ruse Maqedonia e vetme thuhet se “Pushteti kukull i Zoran Zaev në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që në kuadër të ushtrimeve ushtarake ‘Goditja vendimtare’ në Krivollak, në mesin e ushtarëve tjerë të NATO-s ka edhe ushtarë nga Republika e Shqipërisë”.

“Në sfond, ky ushtrim ushtarak i armatës së Maqedonisë me pjesëmarrës ushtarë edhe nga Shqipëria, në fakt ka për qëllim trajnim dhe përgatitje për luftimin për interesat e Kosovës në rast të konfliktit eventual mes Serbisë dhe Kosovës”, thonë nga kjo parti.

Ata paralajmërojnë se pushteti i ardhshëm ku do të jetë në pushtet Maqedonia e vetme nuk do të lejojnë që ushtarët maqedonas në kuadër të NATO-s të humbin jetën për qëllime të huaja dhe për interesat shqiptare të luftojë kundër Serbisë dhe Rusisë.

“Maqedonia e vetme do të realizojë aleancë historike strategjike me Rusinë, me çka do të sigurohet mbijetesa dhe prosperiteti i popullit maqedonase dhe shtetit maqedonas”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat