Ministria e Shëndetësisë furnizohet me 12 autoambulancat e reja - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë furnizohet me 12 autoambulancat e reja

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë furnizohet me 12 autoambulancat e reja

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:36
Venko Filipçe dhe Arbër Ademi

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë arritur 12 autoambulancat e reja, për të cilat, më 7 dhjetor 2018 u nënshkrua tenderi me ndërmarrjen “Automotiv Grup”. 6 autoambulanca do t’i marrë Shtëpia e Shëndetit e Shkupit, kurse për 6 të tjerat,  ende nuk është vendosur se ku do të shpërndahen, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Kanë arritur 12 veturave e reja të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore (NSHM). Gjatë ditëve në vijim do të regjistrohen dhe do të lëshohen në përdorim. 6 prej 12 autoambulancave do të shkojnë në Shkup, kurse 6 të tjerat do të shpërndahen aty  ku ka më shumë nevojë, në tërë shtetin”, tha Filipçe.

Ekipet mobile nga Ministria e Shëndetësisë do të fillojnë nesër vaksinimin në vend, njoftoi Ministri i Arsimit Arbër Ademi.

Pas njoftimit se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe apo shkollë, Ademi theksoi se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe po punojnë për harmonizimin e Ligjit.

Ai vuri në dukje se situata me fruthin është alarmante, gjë që në vetvete nënkupton marrjen e një fushate agresive të vaksinimit. Ademi siguroi se vaksinimi në terren do të japë rezultatet e pritura dhe se zgjidhja e miratuar rishtazi do të jetë në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...