Boçvarski do të ankohet për vendimin e Komisionit për Antikorrupsion për shpërndarjen e drunjve

Maqedonia

Boçvarski do të ankohet për vendimin e Komisionit për Antikorrupsion për shpërndarjen e drunjve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:45
Blagoj Boçvarski

Kryetari i Komunës së Shtipit, Blagoj Boçvarski, nëpërmes një konference për shtyp sot njoftoi se ka fakte të pakundërshtueshme që do të apelojnë vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit tek Komisioni i Shkallës së Dytë.

Komisioni për Antikorrupsion në seancën e djeshme të saj njoftoi se do të iniciojë procedurë kundërvajtëse për kryetarin Boçvarski për shpërndarjen e druve të zjarrit për katër familje të rrezikuara sociale gjatë fushatës zgjedhore.

“Në vendimin theksohet se nuk konfirmohen pohimet se ka arsye për dyshim për dhënie ryshfeti votuesve dhe se vetëm pjesërisht është pranuar kërkesa nga partia opozitare. Mbështes plotësisht punën e Komisionit për Antikorrupsion dhe jam i kënaqur që më në fund një institucion, i cili në vitet e fundit ishte i papërdorshëm, ja sot e shohim po punojnë dhe funksionojnë”, thotë Boçvarski.

Ai tha se ka fakte të pakundërshtueshme për atë që thuhet në vendimin e Komisionit për Antikorrupsion dhe se vendimi për dhënien e druve të zjarrit familjeve të rrezikuara sociale është bërë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat