Zaev: Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi, paratë e fushatës të shkojnë te qytetarët

Maqedonia

Zaev: Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi, paratë e fushatës të shkojnë te qytetarët

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:48
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev për emisionin “Rruga Drejt” tha se nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale do të iniciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhjet në kuvend ose të hiqet censusi.

“Unë jam i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Jam 99% i sigurt se do të jenë të suksesshme. Posaçërisht ja në fund të raundit të parë të fushatës, ashtu e shoh. Më në fund vendimet varen nga qytetarët dhe jo nga politikanët dhe partitë politike. Madje edhe sikur dikush të vendosë të bojkotojë në rrethin e dytë, qytetarët do të dalin dhe do të arrihet 40%, do të ketë census. Kjo është përshtypja ime”, tha Zaev.

Ai tha se sidoqoftë Kushtetuta parasheh që menjëherë të shkohet përsëri në zgjedhje, nuk përcakton se pas sa kohësh. Por gjithësisë, ka edhe dy mundësi të tjera, ndryshim i Kushtetutës.

“Njëra mundësi është heqja e censusit dhe mundësia tjetër është që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Këto janë mundësitë që kemi në dispozicion. Unë thash jam përkrahës i idesë që presidenti të zgjidhet në Kuvend, sepse ashtu edhe dëgjoj nga qytetarët, ashtu thonë, “ njerëz bëjeni këtë gjë”. Sigurisht këtë gjë nuk e bënim dot para këtyre zgjedhjeve. Por, para disa të tjerave, ja e them se qëndrimi im personal, nuk jam konsultuar në parti, është që duhet të jemi racional në gjithçka”, deklaroi Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat