Ahmeti: Reka po e dëmton konceptin që është në dobi të shqiptarëve

Maqedonia

Ahmeti: Reka po e dëmton konceptin që është në dobi të shqiptarëve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:39
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin e sontëm në “Click plus” në TV21 ka thënë se që në fillim ai ka insistuar për kryetar gjithëpërfshirës. 

Duke u pyetur për kandidatin shqiptarë Blerim Reka se a po i bashkon aishqiptarët kësaj radhe, Ahmeti tha se ai nuk e ka atë kapacitet. 

“Blerim Reka s’mund t’i bashkojë shqiptarët. Është legjitime dalja e tij por ai dhe partitë që e mbështesin s’kanë kapacitet të tillë. Reka po e dëmton konceptin që është në dobi të shqiptarëve. Kur LSDM paralajmëroi për kandidat të tyre partiak, atëherë unë kam thirrur të gjitha partitë shqiptare që të dakordohemi për kandidat shqiptarë. Këta dy parti që sot e përkrahin Rekën (ASH dhe BESA) ishin kundër një kandidati shqiptarë të përbashkët të të gjithë partive shqiptare”, tha Ahmeti.  

Kryetari i BDI-së, tha se Blerim Rekën e kam njohur kur ka ardhur disa herë tek unë për t’u bërë ambasador në Bruksel. “Jemi dakorduar me partnerët e koaliconit që ai të shkojë ambasador. Pra ka shkuar me propozim tonin. Ndërkaq nëse tani po të vinte ai dhe të kërkonte mendimin tim do ta kisha bindë se koncepti më i mirë është për kandidat konsensual”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat