Maqedoni, nga sot fillon vaksinimi kundër fruthit në shkollat

Maqedonia

Maqedoni, nga sot fillon vaksinimi kundër fruthit në shkollat

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:06
Vaksinimi

Ekipet mjekësore nga sot do të zbatojnë vaksinimin në terren në shkollat e mesme dhe fillore. Vaksinimi në terren vijon pas shpalljes së epidemisë së fruthit në gjithë shtetin.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë dhe me të vërtetë bëhet fjalë për gjendje alarmante”, tha ministri Arbër Ademi.

Ai njoftoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që edhe në Ligjin për arsim fillor, gjatë regjistrimit në shkollat fillore duhet të jepet dëshmi se vaksinat janë marrë.

Ministri thotë se në këtë drejtim do të jenë zgjidhjet ligjore, ligjet dhe aktet nënligjore, por gjendja me fruthin, siç tha ai mbetet alarmante.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në shkollë dhe as në çerdhe ndërsa para tre ditëve Komisioni për sëmundje infektive shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat