Nëse Reka bie nga gara, a do të dorëhiqen Sela dhe Kasami pas këtij dështimi?!

Maqedonia

Nëse Reka bie nga gara, a do të dorëhiqen Sela dhe Kasami pas këtij dështimi?!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:18
Ziadin Sela dhe Bilall Kasami

Kandidati i Ziadin Selës dhe i Bilall Kasamit, përkatësisht Aleancës dhe Besës, Blerim Reka, me gjasë muk do të arrij të tubojë vota për të hyrë në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

Këtë e ka pohuar vetë Ziadin Sela në intervistën e dhënë në TV21 edhe përkundër zotimeve të tija të mëhershme, si edhe të kandidatit Blerim Reka, që do të fitojë në rreth të parë dhe në të dytin. 

Pyetja që shtrohet është, nëse Blerim Reka i Aleancës dhe Besës nuk arrin të fiton, por del i treti, i fundit, dhe eliminohet nga gara, kush do ta bartë përgjegjësinë për këtë dështim edhe përmindër premtimeve të mëdha të Selës, Kasamit dhe Rekës? 

A do të dorëhiqen kryetarët e partive që mbështetën Rekën pas këtij dështimi a po do të thonë që Reka megjithatë ishte kandidat i “pavarur” i mbështetur nga ata? 

Mbrëmë, lideri i BDI-së Ahmeti ka thënë që Mickovski e ka informiar atë se ne takimin midis Mickovskit dhe Selës këta të dy janë dakordësuar që të dilet edhe me kandidat shqiptar në zgjedhjet presidenciale. 

Kjo të lë të dyshosh që kjo marrëveshje vlen edhe për rrethin e dytë, ku vitat e Rekës do ti shkojnë Gordana Siljanovska Davkovës nga VMRO DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat