Spasovski: MPB është e përgatitur të sigurojë procesin zgjedhor

Maqedonia

Spasovski: MPB është e përgatitur të sigurojë procesin zgjedhor

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:44
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kishte fjalim në video për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.

“Të dielën secili prej neve ka mundësi ta përdorë të drejtën e kushtetuese, në mënyrë të pavarur”, thotë Spasovski.

Ministri Spasovski thotë se ministria e tij ka vetëm një qëllim gjatë ditës së diel dhe kjo është votimi të shkojë në mënyrë të qetë, pa pengime dhe me dinjitet siç i ngjan një shoqërie të lirë dhe demokratike.

“Në periudhën e kaluar, zyrtarët policorë kaluan në aktivitete për mbikëqyrje cilësore dhe efikase dhe sigurim të procesit zgjedhor nga fillimi deri në fund”, thotë Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat