Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë

Maqedonia

Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:57
Oliver Derkoski

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në takim me shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial vlerësoi se fushata deri tash ka shkuar në atmosferë të qetë.

“Asnjë fushatë nuk mund te jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ishte fushatë e qetë, ndërsa edhe në të ardhmen duhet të jetë kështu . Të shfaqim pjekur demokratike pa dallim se kush është në pushtet. Le të fitojë më i mirë”, porositi Derkoski.

Derkoski gjithashtu tha nga buxheti janë ndarë rreth 299 milionë denarë për fushatë dhe presin që si në referendum të shpenzojnë më pak para nga ajo e parashikuara.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill ndërsa në rrethi i dytë është parashikuar të mbahet më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat