Kandidatja e VMRO-së, Siljanovska përnjëherë e forcoi dashurinë ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Kandidatja e VMRO-së, Siljanovska përnjëherë e forcoi dashurinë ndaj shqiptarëve

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:12
Gordana Siljanovska- Davkova

Si po afrohet votimi të dielën, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, gjithnjë e më shumë po shihet se kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova po e forcon retorikën me të cilën po përpiqet t’i afrohet elektoratit shqiptar dhe në atë mënyrë të bëjë të (pa)mundshmen – të mbyllë hendekun ndaj këtij grupi etnik të cilin e ka krijuar partia që e ka nominuar atë. Nga ana tjetër, në paraqitjet në disa TV duele kandidati, prapa të cilit u rreshtuan Aleancën për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka, ka shfaqur afërsi më të madhe ndaj Siljanovskës, duke hyrë më shpesh në konflikt verbal me Stevo Pendarovskin, hapi dilemë në publik – vallë ai në një mënyrë paraqet një “kalë troje” në garën zgjedhore i cili duhet ta zvogëlojë numrin e votave shqiptare në konton e kandidatit të koalicionit qeverisës. Dhe në raundin e dytë partitë që e mbështetën atë ta “nxjerrin asin nga mëngët” dhe t’i drejtojnë përkrahësit e tyre kah numri rendor dy – gruaja e vetme në garën presidenciale, shkruan Nezavisen Vesnik, transmeton Portalb.mk.

Dyshimet e tilla nuk janë pa bazë, thonë vëzhguesit politikë, duke pasur parasysh performancën sureale, kah fundi i vitit të kaluar, kur në Këshillin e Komunës Dibër Aleanca për Shqiptarët”, kreu i së cilës për pak do ta pësonte me jetë nga “dora e gjatë e VMRO”, lidhi pakt me këshilltarë pikërisht të VMRO-DPMNE dhe Besës dhe zgjodhën ushtrues të detyrës kryetar të komunës nga radhët e tyre (Eugen Cami) pas vdekjes së Ruzhdi Latës nga BDI. Më vonë me shumicë të në vendin e tij erdhi “integristi” Hekuran Duka.

“S’ka gjasa t’u sugjerojmë përkrahësve tanë të votojnë për Siljanovskën. Për atë temë nuk është diskutuar fare. Mbështetje për kandidatin prapa të cilit u rreshtuam, Blerim Reka, vazhdimisht po rritet dhe ne shpresojmë të shkojmë në raundin e dytë”, tha në një deklaratë për “Nezavisen dnevnik” sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Deklarata e tij që e bëri në programin “Në qendër”, në të cilën ai thotë se ideologjikisht janë më afër VMRO-DPMNE-së, mediat e lidhën pikërisht me mbështetjen e mundshme për Siljanovskën.

“Atë deklaratë e kam bërë dy vjet më parë. Natyrisht bëhet fjalë për sulm të orkestruar, por nuk e dimë nëse ajo është i shërbyer nga kuzhina e VMRO-DPMNE ose LSDM për shkak se realisht nuk jemi të afërt me të dy palët. Aleanca për Shqiptarët është partia e djathtë dhe atë e pata thënë vetëm në atë aspekt. Përndryshe, BDI është ajo që është e afërt me VMRO-DPMNE. Ideologjia e tyre quhet krimi. As ky koalicion qeverisës nuk është shumë më i ndryshëm, sepse BDI ia jep të gjitha tiparet qeverisë së re që ajo të duket si qeveri e një regjimi”, thotë kryetari i Gostivarit.

Parmbrëmë pikërisht para TV-duelit në televizionin Alsat, në të cilin dominuan çështjet etnike, Siljanovska u lavdërua në rrjetet sociale se ka incizuar video me Rekën për Fejsbuk-komunitetin “Ana tjetër e politikës” në të cilën nuk është Pendarovski.

“Unë dhe rivali im Blerim në një intervistë me” Ana tjetër e politikës”. Ideja e tyre ishte të gjejnë njeriun në ne, kandidatët presidencialë, e jo politikanin. Stevo nuk kishte pranuar, pyes veten pse”, ka shkruar ajo. Pendarovskipohon se nuk ka pranuar asnjë ftesë, por, siç thotë ai, ai e kupton nëse Siljanovska ka dëshiruar të incizojë videon me Rekën. Organizator “Ana tjetër e politikës”, megjithatë, publikoi demant se pjesëmarrësi i tretë në zgjedhjet presidenciale nuk ka qenë i ftuar dhe i publikoi ftesat. Në intervistë, të dy kandidatët u përgjigjen pyetjeve në lidhje me interesat dhe afinitetet personale. Ndërmjet mishit dhe sallatës që të dy e zgjedhin sallatën, Siljanovska e ka zgjedhur Gandin, ndërsa Reka e ka zgjedhur Çerçillin dhe që të dy më shumë preferojnë librin se filmin.

Reka, megjithatë, ka demantuar se video e incizuar me Siljanovskën është bërë me porosi, e as që ka ndonjë lidhje me spekulimet në media të caktuara për ndonjë “lojë” apo koalicion mes partive të kandidatëve.

“Dua t’i demantoj shkrimet në media. Unë isha me profesoreshën Siljanovska në emision. Duhet të ishte edhe profesori Pendarovski, por nuk i di arsyet përse ai nuk erdhi. Sidoqoftë, ajo është nxjerrë nga konteksti dhe absolutisht demantoj se është porositur nga partitë që më mbështesin ose personalisht prej meje”, ka deklaruar Reka.

Pavarësisht matematikave dhe kombinimeve politike, që kurrë nuk mund të përjashtohen në politikë, Siljanovskatani, para raundit të parë, ka pohuar se ka filluar të rritet mbështetja për të në mesin e shqiptarëve, sepse, siç thotë ajo, në zgjedhjet të shkojnë individët, e aty janë edhe studentët e saj të mëparshëm dhe të tanishëm.

Profesoresha e të drejtës kushtetuese, e cila menjëherë pas Konventës së VMRO-DPMNE, në të cilën u emërua propozua si kandidate për presidente tha se nuk është nacionalist, por që është për sundim të ligjit dhe se dhjetë vjet ka kumbari vëllazërore shqiptare, në fund të fushatës po përpiqet ta mbulojë imazhin negativ të cilin vetë e ka krijuar te elektorati shqiptar me një sërë qëndrimesh që kanë të bëjnë me çështjet etnike, duke përfshirë edhe kundërshtimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili për të nuk qenka kushtetues, por që do ta respektojë.

“Jam përkujdesur që përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë ta aplikoj së pari në departamentit tim”, ka thënë ndër tjerash Siljanovska duke folur për asistentin shqiptar, Denis Preshova.

Përfaqësimi i barabartë, siç tha ajo, nuk duhet t’i referohet vetëm kriterit etnik, por edhe personave me aftësi të kufizuara, duke pasur parasysh përfaqësimin gjinor.

“Më lidhini për “Bese” se në kabinetin tim do të ketë së pari vend për gratë shqiptare dhe maqedonase, por sigurisht profesionale dhe kompetente”, theksoi Siljanovska në TV duelin në Alsat.

Pendarovski iu përgjigj se këto deklarata janë retorikë e pastër politike dhe theksoi se ajo nuk mund të thirret në përfaqësim të barabartë, e njëkohësisht të mos u bëj shqiptarëve thirrje të votojnë për të.

Në pyetjen e gazetari se në çka i bazon pritjet se votuesit shqiptarë do ta mbështesin, duke pasur parasysh se lideri i VMRO-DPMNE, Kristijan Mickoski, praktikisht i ka përjashtuar sikur nuk ekzistojnë, ajo pa sukses u përpiqet të krijojë bindje se ai nuk i ka përmend vetëm në ndonjë tubim. Njëkohësisht harroi se muajin e kaluar pas takimit me partnerët e koalicionit Mickoski para selisë së partisë bëri një deklaratë tronditëse në të cilën ai kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve, me përjashtim të qytetarëve shqiptarë. Siç pritej, pasoi rrebesh kritikash në rrjetet sociale nga qytetarët shqiptarë, mesazhi i përbashkët i të cilave ishte “për parti nacionaliste, kurrë nuk do të votoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat