Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur

Maqedonia

Saliu: Reka i pavarur gaboi që lejoi fushatë të varur

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:55
Sela - Reka - Kasami

Gazetari dhe opinionisti Urim Saliu përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se kandidati shqiptar Blerim Reka ka bërë gabim që ka lejuar që fushata e tij të jetë e varur nga partitë politike.

SIpas tij çdo votues i partive në pushtet që do ta voton Rekën, opozita do ta quaj si votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe që nuk do ti lejon Rekës  të dyfishon votat. 

Më poshtë statusin e plotë të Saliut: 

"Blerim Reka i pavarur bëri një gabim sepse lejoi fushatë të varur.Po të rrinte larg cdo partie ai do kishte votën e secilit.Përmes tij fatkeqësisht u përplasën pushteti dhe opozita dhe e shndërruan gjithcka në fushatë vullgare dhe partiake e jo presidenciale. Çdo votues i partive shqiptare në pushtet që do ta votojë Rekën ,opozita do ta quajë votë të saj dhe këtu është përplasja më e madhe dhe nuk lejon që Rekës ti dyfishohen votat. Ne do kishim dëshirë të gjithë që ta shihnim një shqiptar në kreun e presidencës por me një politikë të përçarë kjo smund të ndodhë kushdoqofte fajtori".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat