AUV do të shtojë kontrollet inspektuese para festës së Pashkëve në Maqedoni

Maqedonia

AUV do të shtojë kontrollet inspektuese para festës së Pashkëve në Maqedoni

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:58
Dita e Pashkëve

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se do të ketë kontrolle të përforcuara tek operatorët e ushqimit, të cilët prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë dhe shesin ushqimin, në prag të festës së Pashkëve.

Në kontrolle do të përfshihen markete, objekte hotelierike, shitoret e specializuara për vezë, si dhe mishtoret dhe tregjet e gjelbra.

“Do të kontrollohet nëse dhe sa operatorët e ushqimit i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për siguri në ushqim, sa i përket ruajtjes, mirëmbajtjes, si dhe kufizimit të ushqimit në pajtim me rregullat e caktuara të Ligjit për siguri në ushqim”, thonë nga AUV.

Ata thonë se do të kontrollojnë edhe sigurinë e ngjyrës së vezëve.

Ndryshe, Dita e Pashkëve është ditë jo pune në Maqedoni për pjesëtarët e komunitetit krishter në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat