Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga Banka Botërore do të mundësojnë rritje të drejtë

Maqedonia

Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga Banka Botërore do të mundësojnë rritje të drejtë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:09
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave Dragan Tevdovski e përshëndeti sjelljen e kornizës për partneritet dhe vlerësoi se Banka Botërore është partneri ynë në zhvillimin dhe përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve.

“Me këto mjete do të përkrahen projektet që do t’i përmirësojnë kushtet për jetesë të qytetarëve dhe do të arrihet rritje e drejtë. Ajo do të realizohet përmes investimit në infrastrukturë më të mirë, klimë më të mirë afariste, arsimim më të mirë dhe projekte tjera të cilat prodhojnë rritje më të madhe ekonomike”, thotë Tevdovski.

Bordi i drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore e miratoi kornizën katër vjeçare për partneritet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përmban projekte në vlerë prej rreth 420 milion dollarë. Përmes këtyre projekteve do të mbështetet ndërtimi i infrastrukturës, ivestimi i kapitalit njerëzor dhe fiskal, dhe qëndrueshmëria e mjedisit jetësor.

Projektet janë ndarë në tre fusha. Fusha e parë do ta përmirësojë rrumbullakësimin afarist për sektor privat më konkurrent. Ajo do të realizohet përmes investimeve në infrastrukturë me të cilat do të përmirësohet lidhshmëria. Gjithashtu, janë parashikuar projekte për ngritje të konkurrencës dhe inovativitetit të firmave.

Projektet nga fusha e dytë do ta përkrahin zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmes investimeve në arsim, sigurimin e qasjes më të mirë deri te shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen e pjesëmarrjes më inkluzive në tregjet e punës.

Fusha e tretë ka të bëjë me projektet për përforcim të menaxhimit me financat publike dhe qëndrueshmërinë më të madhe të burimeve energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat