Ziadin Sela pregaditet për disfatë, kërkon alibi për humbjen e Rekës - Bota Sot
Ziadin Sela pregaditet për disfatë, kërkon alibi për humbjen e Rekës

Maqedonia

Ziadin Sela pregaditet për disfatë, kërkon alibi për humbjen e Rekës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:14
Ziadin Sela

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Click Plus të TV21 i pyetur çla do të ndodh dhe a do të dorëhiqet nëse Blerim Reka nuk fiton zgjedhjat, ka thënë se nuk garon partia, por Blerim Reka. 

“Nëse morren më pak se 51.000 vota, nuk është në garë Aleanca, por profesor Reka.” ka thënë Sela, duke mos marrë parasysh as partnerin e koalicionit Lëvizjen Besa. 

Mbrëmë, në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE. 

Ahmeti mbrëmë ka zbuluar një dialog shumë interesant duke zbërthyer prapaskenat e kandidaturës së Blerim Rekës nga ana e Aleancës së Ziadin Selës dhe Besës së Bilall Kasamit. Ahmeti gjithashtu ka thënë që konsensualitetin ia ka ofruar edhe LSDM edhe VMRO. 

“E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe Mickovski më njoftoi që ka kontakte të vazhdueshme me Ziadin Selën dhe që ky i fundit i ka konfirmuar atij se do të del me kandidat për president. Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis vete, por ne nuk e bëmë këtë.” 

“Unë aty ndëgjova që z. Sela do të del me kandidat të vetin. Kjo ndodhi pas provokimeve të Zekirit nga LSDM kur tha që partia e tij do të del me kandidat partiak.” ka shtuar Ahmeti. 

Sot, lideri i VMRO DPMNE Hristijan Mickovski, duke u përgjigjur në një pyetje të porositur për të komentuar deklaratat e mbrëmshme të liderit të BDI gjatë intërvistës në TV21, ka komentuar vetëm pjesën e bojkotit të zgjedhjeve, jo edhe marrëveshjen midis tij dhe Selës për kandidimin e Blerim Rekës si kandidat presidencial. 

Mickovski ka thënë që Ahmeti i është referuar deklaratave të tija publike që nuk do ti bojkotojë zgjedhjet në rrethin e dytë dhe që këtë e kanë keqpërdorur portalet e LSDM, por ai nuk demantoi dialogun midis tij dhe Selës për kandidimin e Rekës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...