Neto paga mesatare në shkurt 24.192 denarë - Bota Sot
Neto paga mesatare në shkurt 24.192 denarë

Maqedonia

Neto paga mesatare në shkurt 24.192 denarë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:40

Neto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor, në shkurt të vitit 2019, arrin 24.192 denarë dhe shënon rritje prej 4,5 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Rritja i detyrohet para se gjithash, rritjes të neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor në sektoret e veprimtarisë mbrojtëse shëndetësore dhe sociale për 11,6 për qind, transport dhe deponim për 10 për qind dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim për 8,5 për qind.

Zvogëlimi i neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 10,3 për qind, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 10 për qind dhe transport dhe deponim për gjashtë për qind.

Bruto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor në muajin shkurt të vitit 2019 arrin 35.901 denarë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...