Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:56
Teodor Melescanu

Melescanu, i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në Ankara.

“Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik.

Rumunia mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian (BE).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat