Ali Ahmeti nga Tetova: Koncepti i konsensualiteti dobiprurës për shqiptarët

Maqedonia

Ali Ahmeti nga Tetova: Koncepti i konsensualiteti dobiprurës për shqiptarët

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustruese

“Një nga shtyllat e marrëveshjes është Demokracia Konsensuale. Nuk di si t’jua shpjegoj oponentëve edhe pse vetë ata e kanë shpjeguar po siç shihet edhe ata vetë nuk kanë ditur se çka shpjegojnë. Unë jam shumë i sigurt dhe optimist se në çdo fushë që kemi hyrë kemi dal faqebardhë kemi dal të suksesshëm. Andaj të mos hezitojmë se nuk bëjmë ndonjë turp pasi ka nga ata që thonë si të votoj unë një maqedonas. Duhet ditur se votohet për veten, që vendi të jetë në NATO dhe BE, voton që nesër të kesh president shqiptarë por edhe kryeministër shqiptarë, nuk e kishin lehtë deputet që votuan zyrtarizimin e Gjuhës shqipe pasi kam folur me to por kjo është demokracia konsensuale këtë e kemi arrit me sakrificë me gjak, nuk duhet bëjmë hap pas duhet ecur përpara duke tejkaluar inatet, paragjykimet. Të kaluarën të mos e harrojmë ta kujtojmë si të dhimbshme por mos heqim dorë nga e ardhmja, ta ndërtojmë të ardhmen dhe e ardhmja nuk ndërtohet duke përsëritur të kaluarën, prandaj të gjithë skeptiket që thonë njëri kështu e ka emrin tjetri kështu e ka emrin, punë më e madhe është heroizëm, vendosmëri asi do që ta quajmë edhe fisnikëri të hapësh rrugë të pahapura se mbi asfalt gjithkush kalon dhe ne po hapim duke hapur rrugë të reja,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ahmeti potencoi se për çdo punë duhet guxim me qëllim që dobi të kenë të gjithë njëherit për këto veprime asnjë subjekt apo ndonjë Lëvizje qytetare në Maqedoninë e Veriut të shtrojë këto koncepte.

“Ata nuk kanë kapacitete, potenciale as partiake, intelektuale, njerëzore dhe këto kapitale ose kapacitete, këto energji i ka Bashkimi Demokratike për Integrim me çka ka dhënë prova që di të bëjë guximshëm veprime. Ne kemi bërë dhe anketime dhe nuk është hyrë kotë në këtë veprimtari pasi është marrë mendim i përgjithshëm edhe i qytetarëve. E kam thënë në një vend se me e dit unë Ali Ahmeti që një gram nuk do të mund ta lëvizi përpara çështjen e shqiptarëve një veprim nuk e bëjë dot sepse nuk dua të bëjë keq për shqiptarët dhe të kujtohem për keq tek shqiptarët. Është koncept, është veprim i dobishëm, dobiprurës për shqiptarët dhe për të tjerët, duhet të ndërtojmë ura jemi përcaktuar për një shtet të përbashkët,” tha kryetari, Ahmeti.

Kryetari BDI-së Ahmeti ndër të tjerash shtoi se gjatë këtyre katër viteve ka patur nga ata që e kanë pyetur pse nuk e kanë mbajtur pretimin për anëtarësimin e vendit në NATO, me çka është përgjigjur se për këtë BDI-ja nuk është fajtore.

“Ne nuk ishim fajtor, nuk e ngritëm flamurin e bardh deri sa e realizuam ku mbi 11 vende veç se kanë ratifikuar anëtarësimin tonë në organizatën më të madhe politiko-ushtarake të quajtur NATO. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian si dita sot do të ndodhë të nesërmen, pra me këto veprime ne e afrojmë vendin tonë në këtë aleancë. Evropa është vendi i diversiteteve, andaj janë të pakuptimta një pjesë e fushatave ku vetë ma kanë thënë një pjesë e tyre nga komuniteti ndërkombëtar nga Brukseli çka duan këta opozitarët shqiptarët, pse kthehen pas. Gjërat kanë shkuar aq larg por duhet të kesh njohuri, zgjuarsi dhe senzorët ti kesh të zhvilluar të shohësh se në çfarë drejtimesh shkojnë ngjarjet. BDI-ja me vetëdije hynë në një rrugë në të cilën rrugë është shumë i sigurt se fiton dhe është fitimtarë andaj të gjithë ne duhet të angazhohemi që konceptin ta materializojmë. Kemi mund të bëjmë edhe mitingje më të madhe në takimin përmbyllës, por jo është thirr aktivi, njerëzit që kanë kontribuar, misionar për 20 vite që të materializojmë këtë mision që ja kemi vendosur vetes.,” përfundoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat