Elezi: Përshendesim vendimin e Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore për miratimin e kornizës katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Elezi: Përshendesim vendimin e Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore për miratimin e kornizës katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë Veriore

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:32
Shiret Elezi

`Përshëndesim vendimin e Bordit të drejtorëve ekzekutiv të grupit të Bankës Botërore që sot e miratoi kornizën katërvjeçare për partneritet e cila ka për qëllim mbështetjen për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut`, kështu potencoi zv.ministrja e financave Shiret Elezi e cila tha se me këtë vendim, vendit i jepen në dispozicion 420 milionë dollarë.

Strategjia, siç qëndron në kumtesën e Bankës Botërore, ka për qëllim ta mbështesë programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë përmes krijimit të më shumë mundësive për përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve dhe përshpejtimin e konventës të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

`Zgjidhja e kontestit me emrin hapi mundësi të reja në Maqedoninë e Veriut` kështu deklaroi Linda Van Galender, drejtoreshë rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Strategjia e re është e fokusuar në tre sfera. Sfera e parë do të përmirësojë mjedisin e sektorit privat konkurrues duke rritur lidhshmërinë dhe përmirësimin e qasjes në tregje, duke ndihmuar bizneseve të bëhen më inovativë, produktivë dhe konkurrues dhe krijimin e vendeve më të mira dhe më të mira të punës për njerëzit.

`Sfera e dytë do t’i mbështesë investimet në kapitalin njerëzor me fokus në përmirësimin e trajnimit në arsim dhe shkathtësitë, duke ofruar qasje më të mirë në shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen për pjesëmarrje më inkuluzive në tregjet e punës. Sfera e tretë do ta rikuperojë qëndrueshmërinë fiskale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit duke forcuar menaxhimin financiar publik dhe përshpejtimin e tranzicionit të vendit drejtë një kombinim më të qëndrueshëm të burimeve energjetike. Sfidat e ndryshimeve klimatike do të zgjidhen përmes investimeve në efikasitetin energjetik, energjinë ripërtëritëse dhe transportin si edhe të cilat janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. Strategjia, në kuadër të tre sferave të fokusimit, mbështet reformat e politikave me qëllim të avancimit të agjendës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, duke plotësuar dhe përforcuar përpjekjet e Qeverisë dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit. Si pjesë e Kornizës së partneritetit të vendit, Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të kërkojë mundësi shtesë për të mobilizuar investimet e huaja të drejtpërdrejta në mënyrë që të gjenerojnë rritje dhe eksport, si dhe të përmirësohet pjesëmarrja e kompanive të vogla dhe të mesme në zinxhirin e furnizimit. IFC, gjithashtu do të mbështesë lehtësimin e tregtisë dhe logjistikës për përmirësimin e lidhjes me tregjet eksportuese dhe do të përfshijë sektorin privat në mbështetjen e tranzicionit energjetik` kështu sqaroi mes tjerave zv.ministrja Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat