Presidencialet, 1.808.131 votues kanë të drejtën e votës

Maqedonia

Presidencialet, 1.808.131 votues kanë të drejtën e votës

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:21
Ilustrim

Të dielën, më 21 prill, do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtën e votës kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit. Në raundin e parë, fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, ose 904.066 vota.

Sipas nenit 81 të Kushtetutës, nëse në raundin e parë askush nuk merr shumicën e kërkuar, dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë do të shkojnë në raundin e dytë.

Raundi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. Kandidati i cili ka fiton shumicën e votave zgjidhet si president, nëse në votim dalin 40% e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, gjë që parashihet me nenin 121 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor.

Nëse në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat