Sot votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të zhvendosurit

Maqedonia

Sot votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të zhvendosurit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

Sot, të burgosurit, të zhvendosurit dhe personat me aftësi të kufizuara votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat Ohërit, Dibrës dhe Novo Sellës. të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 1.640 persona, nëpër burgje dhe paraburgim, shtatë persona të zhvendosur brenda vendit dhe 3.583 të paaftë dhe të sëmurë.

Votimi për zgjedhjet edhe sot edhe nesër fillon në orë shtatë dhe zgjat deri në 19:00.

Në zgjedhjet presidenciale, do të votohet në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit dhe 32 vendvotime jashtë vendit. Gjithësej 1.808.131 shtetas kanë të drejtë votës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar pas dy javëve, gjegjësisht më 5 maj.

Nga mbrëmë ka filluar heshtja zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat