KSHZ gjatë fushatës për presidencialet ka informuar qytetarët për të drejtën e votës së tyre - Bota Sot
KSHZ gjatë fushatës për presidencialet ka informuar qytetarët për të drejtën e votës së tyre

Maqedonia

KSHZ gjatë fushatës për presidencialet ka informuar qytetarët për të drejtën e votës së tyre

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:03
KSHZ

Ka përfunduar karavani edukativ i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila zgjati dy javëve të fundit. Ai vizitoi gjithsej 15 qytete: Veles, Shtip, Koçan, Kavadar, Prilep, Manastir, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Strumicë, Kumanovë, Gjevgjeli, Vevçan dhe disa komuna në Shkup, duke mbuluar sa më shumë votues në territorin e vendit.

KSHZ, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2019-ës dhe në kuadër të fushatës “Vot për vote, vendosi që në këtë mënyrë të ketë qasje ndaj qytetarëve për qëllim të komunikimit të drejtpërdrejtë.

“KSHZ gjatë fushatës me qytetarët ka shpërndarë informacione për të drejtat e tyre, ka informuar për metodat e votimit, edukimit të rëndësisë dhe përgjegjësisë së votës, dhe u sqaroi për ndalesat që ekzistojnë në vendvotimet”, thonë nga KSHZ.

Nga KSHZ thonë se kjo mënyrë e komunikimit me qytetarët ndihmon në informimin e vërtet që të vihet tek secili votues dhe të heqin moskuptimet në opinioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...