KSHZ: Pjesëmarrje më të madhe në votim në diasporë ka në Pragë, më pak në Stamboll - Bota Sot
KSHZ: Pjesëmarrje më të madhe në votim në diasporë ka në Pragë, më pak në Stamboll

Maqedonia

KSHZ: Pjesëmarrje më të madhe në votim në diasporë ka në Pragë, më pak në Stamboll

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:17
KSHZ

Pjesëmarrja më e madhe për zgjedhjet presidenciale në misionet diplomatike dhe konsullore në Evropë është aktualisht në Pragë, me 23.4 për qind, ndërsa pjesëmarrje më e ultë ka në Stamboll, me 3.57 për qind. Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, tha zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Ljupka Guguçeska në konferencën e parë për shtyp për raportimin e zgjedhjeve.

Pjesëmarrja në përfaqësitë diplomatike në në Budapest është 18.75 për qind, në Bruksel 18.37, në Zagreb 16.67 … Pjesëmarrja në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore nga ora 18:30 në Kanbera është 38 për qind, ndërsa në Melburn 57.58 për qind. Vendet e votimit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të hapen në orën 19:00.

Gjithsej 3.150 vëzhgues vendas dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj po ndjekin procesin e votimit për zgjedhjet presidenciale në vend, tha Guguçeska dhe rikujtoi se të drejtën për të votuar kanë 1.808.131 qytetarë, ndërsa nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore janë paraqitur 1.778 votues të cilët aplikuan në 32 misione diplomatike dhe konsullore.

Zëdhënësja e KSHZ-së informon se votimi i sotëm në burgjet e vendit po zhvillohet pa probleme dhe deri në orën 10:00 ora të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22 përqind e votuesve./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...