Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, po votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, po votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

Nga: Z.M. Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:38
Pamje nga video

Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni sot votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe diaspora.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, njoftojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, ndërkaq edhe materiali zgjedhor është dorëzuar në kohë, shkruan Botasot. 

Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e Maqedonisë dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Ndryshe në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat