MOST: Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

Maqedonia

MOST: Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:00
Asociacioni qytetar MOST

Asociacioni qytetar MOST në votimin e sotëm për kryetar të shtetit e ndjek me mbi 1.500 vëzhgues.

Kryetari i MOST, Darko Aleksov deklaroi se janë formuar ekipe mobile që ndjekin procesin zgjedhor.

Ai tha se, sipas informacioneve të MOST, të gjitha vendvotimet janë hapur dhe pa probleme.

Alesov tha se në një vendvotime në fshatin Pribillci është vërejtur grafit me përmbajtje ofenduese, që është shënuar gjatë ditës së djeshme. Gjithashtu ai ceku se në një vendvotim në fshatin Riç është ndërprerë votimi për 50 minuta.

“Sistemi jonë është i përbërë në disa nivele të kontrollit, gjatë gjithë ditës do të dalim me informacione të vërtetuara”, shtoi kreu i MOST-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat