Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë

Maqedonia

Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një polic ka humbur jetën, ndërsa një tjetër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikë pas aksidentit të rëndë të mbrëmshëm që ndodhi në Kumanovë.

“45 minuta pas mesnatës, në rrugën rajonale Kumanovë-SVeti Nikollë në afërsi të kryqëzimit të “Ajduçka Çeshma” një veturë e markës “Mercedes” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.J. (40), ka goditur polic V.C. (37) dhe A.M. (25) i cili është kandidat për tu bërë zyrtarë policor, i cili ishte në detyrë zyrtare. V.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa A.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se S.J. me veturën “Mercedes” ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas së cilës në rrugë rajonale Kumanovë-Sv. Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” ka goditur një veturë “Skoda” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga N.P. (34)

Shoferi i veturës “Skoda” dhe bashkudhëtarët e tij D.J. (42) kan marrë lëndime të rënda, ndërsa A.J. (52) ka marrë lëndime të lehta. D.J. është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup.

S.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ndërsa kundër të njëjtit gjatë ditës do të ngritet padi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat