Reka: Zgjedhjet paralajmërim për një faqe të re në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Reka: Zgjedhjet paralajmërim për një faqe të re në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:24
Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka votuar të dielën në shkollën “Zhviko Brajkovsi” në Butel.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë së Veriut.

Reka është shprehur optimist se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike.

"Sot ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë. Besoj se këto zgjedhje do të jenë fer dhe demokratike dhe se me këtë do të dëshmojmë se jemi të gatshëm për integrim drejt BE-së", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat