Voton Talat Xhaferi: Zgjedhjet të vijojnë qetë

Maqedonia

Voton Talat Xhaferi: Zgjedhjet të vijojnë qetë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:18
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në mëngjes votoi në fshatin Forinë me bashkëshorten e tij.

Ai u dëshiroi fat kandidatëve në garë për president të këtij vendi.

“Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend. Njëherit dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë siç filluan në mëngjes ashtu të përfundojnë deri në fund”.

Para se të vijë në vendvotim është informuar dhe e ka kontrolluar listën zgjedhore për të parë nëse gjendet në të, sepse siç tha, për referendum nuk ishte në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat